U pengua nga koronavirusi, zyrtarizohet kalendari i Serisë A për javën e 27-të dhe 28-të

Përhapja në masë e koronavirusit në Itali bëri që një numër i madh ndeshjes të Serisë A të shtyheshin, duke penguar kështu në vendosjen e datave se kur do të zhvilloheshin java e 27 e më tej.

Megjithatë kampionati më i madh i futbollit italian ka zyrtarizuar sot datat se kur do të zhvillohen këto ndeshje, duke bërë edhe update-imin e datat dhe orareve në faqen zyrtare të Serisë A.

Ndërkohë rikujtojmë se kjo fundjavë u vendos në dispozicion për t’u luajtur takimet e shtyra nga javët e mëparshme në mënyrë që të gjitha skuadrat që luajnë për këtë kampionat të jenë në të njëjtin numër ndeshjesh të zhvilluara.

Java e ardhme është vendosur që të jetë e gjitha për ndeshjet e 27-ta të këtyre ekipeve, duke mos e vonuar më shumë kampionatin në ecurinë e tij. Mbrëmjen e së premtes, me 13 mars do luhen ndeshjet midis Bolognas dhe Juventusit. Milan do të luajë të dielën me 15 mars, në orën 12:30 me skuadrën e Leçes, ndërsa Inter në orën 18:00 do përballet me Sassuolon.

Ndërkohë java e 28-të e kampionatit do të startojë me 20 mars, ku Lazio i Thomas Strakoshës pret Fiorentinën. Juventus luan me Leçen mbrëmjen e 21 marsit, ndërsa Milani do presë Romën në orën 18:00 në 22 mars.

Java e 27-të

13 mars, 18.30 Hellas Verona-Napoli

13 mars, 20.45 Bologna-Juventus

14 mars, 15.00 SPAL-Cagliari

14 mars, 18.00 Genoa-Parma

14 mars, 20.45 Torino-Udinese

15 mars, 12.30 Leçe-Milan

15 mars, 15.00 Atalanta-Lazio

15 mars, 15.00 Fiorentina-Brescia

15 mars, 18.00 Inter-Sassuolo

15 mars, 20.45 Roma-Sampdoria

Java e 28-të

20 mars, 20.45 Lazio-Fiorentina

21 mars, 15.00 Brescia-Genoa

21 mars, 18.00 Sampdoria-Bologna

21 mars, 20.45 Juventus-Leçe

Lexo edhe :  Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

22 mars, 12.30 Sassuolo-Hellas Verona

22 mars, 15.00 Cagliari-Torino

22 mars, 15.00 Napoli-SPAL

22 mars, 15.00 Udinese-Atalanta

22 mars, 18.00 Milan-Roma

22 mars, 20.45 Parma-Inter/Fjala.al/