‘Venecia’ i jep të drejtë Metës? Balla njofton tërheqjen e mazhorancës: Nuk e rrëzojmë tani dekretin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nuk mohon raportimet në media se në raportin paraprak të Komisionit të Venecias mbi përplasjet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i është dhënë të drejtë qëndrimit të Presidentit të Republikës.

Balla pranon se palëve i është vënë në dispozicion një draft paraprak dhe se Komisioni i Venecias ka kërkuar që të mos bëhet asnjë koment pasi konsultimet vijojnë ende. Ai thekson se mazhoranca është në pritje të opinionit përfundimtar nga ‘Venecia’.

E megjithatë, Taulant Balla bën me dije se është mazhoranca është tërhequr nga vendimi për rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për të mos pranuar ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve.

“Deri në marrjen e opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i kthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias”, shprehet Balla.

Përveç ndryshime në ligjin për betimin e gjyqtarëve, ku mazhoranca kërkon të zhbëjë detyrimin që çdo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet para Presidentit për të marrë detyrën, palët i janë drejtuar ‘Venecias’ edhe për përplasjen për emërimet në këtë gjykatë.

Meta përzgjodhi Marsida Xhaferllarin në gjykatën më të lartë të vendit, por mazhoranca pretendon se vendi i takon Arta Vorpsit.

Presidenti akuzon për një “grusht shteti” të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye ka kallëzuar në SPAK, Etilda Gjonajn, ministre e Drejtësisë, si dhe Ardian Dvoranin, kreu i Këshillit të Emërimve në Drejtësi.

Mazhoranca nga ana tjetër hedh poshtë akuzat dhe pretendon se presidenti Meta po bën çdo përpjekje për penguar reformën në drejtësi dhe për të vonuar ngritjen e institucioneve.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

(-A do tërhiqet Rama? Analistët që po i japin të drejtë Metës duket se po “shfryjnë” tensionin)

Reagimi i Ballës

Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.

Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV