Bayern i pandalshën, triumfon lehtë ndaj Augsburgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Bayern Munchin ka fituar me lehtësi në ndeshjen me klubin e Augsburgut, takim i vlefshëm për javën e 25-ë të Bundesligës.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë triumfuan me rezultatin 2-0 në Allianz Arena, në një takim ku golat erdhën në pjesën e dytë.

Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme në 45-minutshin e parë, ndërsa rastet serioze munguan.

Megjithatë fraksioni i dytë i këtij takimi erdhi ndryshe për Bayernin, i cili u hodh në sulm dhe në minutën e 53-ë të lojës arriti të zhbllokonte rezultatin me anë të golit të Thomas Muller.

Jerome Boateng asistoi për sulmuesin gjerman, ndërsa goli i dytë erdhi nga Leon Goretzka (90+1′) me një super asist nga Serge Gnabry.

Bayern Munich vazhdon të jetë në krye të Bundesligës me 55 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të ndeshet me Union Berlin. Kjo fitore ka përkuar edhe me ditën e 120-vjetorit të bavarezëve. /Fjala.al/

Të fundit

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur...

Lajme të tjera

Web TV