Nuk ndalet Tirana, mund Laçin në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Tiranës ka vazhduar rrugën e saj të triumfit edhe në ndeshjen e javës së 26-ë të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e kryeqytetit fituan me rezultatin 1-0 ndaj kurbinasve, duke siguruar akoma më shumë kryesimin e Superligës. Pjesa e parë e takimit u mbyll me barazimin 0-0, ku u duk se kryeqytetasit ishin duke vuajtur përballë kundërshtarëve të tyre. Megjithatë minuta e 70-ë e lojës solli zhbllokimin e rezultatit, moment kur Michael Ngoo arriti të shënonte golin e fitores për Tiranën.

Gjatë 45-minutshit të parë ekipi i Tiranës u duk se nuk ishte mjaft në formë,duke rrezikuar seriozisht portën e Likës, ndërsa në fraksionin e dytë bardheblutë u futën në lojë si një tjetër skuadër. Ekipi i drejtuar nga trajneri Emmanuel Egbo u treguan më agresiv dhe arritën që të realizonin goli e fitores, duke vazhduar kështu të qëndrojnë për 14 ndeshje me radhë në të gjitha kompeticionet shqiptare pa asnjë humbje.

Momentalisht Tirana ndodhet në krye të Superligës me 53 pikë dhe një diferencë prej 9 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë edhe pse duhet theksuar se verilindorët kanë një ndeshje më pak./Fjala.al/

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV