Veriu i Italisë në karantinë/ Air Albania anulon tre fluturime drejt vendit fqinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Koronavirusi/ Dekreti ekstrem, karantinohet veriu i Italisë, të paktën 10 mln njerëz do ‘kyçen’

Kompanitë ajrore që veprojnë në Shqipëri kanë filluar të anulojnë fluturimet e para drejt Italisë. Vendimi vjen pas dekretit të firmosur nga kryeministri Italian, Guiseppe Conte për shpalljen e rajonit të Lombardisë dhe 14 provincave të tjera si zona karantine, për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Në faqen zyrtare të aeroportit ‘Nënë Tereza’ njoftohet se janë të paktën tre fluturime drejt Italisë që janë anuluar sot. Bëhet fjalë për linjën ‘Air Albania’, e cila ka anuluar fluturimet e parashikuara drejt Romës, në 05:30, atë drejt Milanos, në orën 11:15, dhe drejt Bolonjës, në orën 18:20.

Ndonëse zyrtarisht nuk konfirmohet një lidhje midis koronavirusit dhe anulimeve të fluturimeve, Air Albania nuk konfirmon gjithashtu se nesër udhëtimet do të vijojnë normalisht. Të gjithë personat që kanë prerë biletë për këto destinacione duhet të kontaktojnë me kompaninë.

Ndërkohë, Blue Panorama dhe Alitalia nuk i kanë anuluar fluturimet e parashikuara për sot drejt Bergamos dhe Romës. Mësohet se Blue Panorama ka edhe një fluturim nga Malpensa drejt Tiranës në orën 14:00.

Të fundit

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ....

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e saj personale si dhe marrëdhënia...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Pas rezultatit dërrmues të 11 majit, PD në gjendje të mjerueshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave...

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të...

Lajme të tjera

Web TV