Dy raste me koronavirus, Skënderbeu-Kukësi do mbahet me dyer të mbyllura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në vendin tonë ka ngritur në këmbë të gjitha institucionet dhe në mëngjesin e sotëm u zhvillua një mbledhje e qeverisë, nga ku u bë me dije se do të shtyhen deri në 3 prill të gjitha aktivitetet përfshirë edhe ato sportive.

Megjithatë ditën e sotme ishin planifikuar për t’u zhvilluar dy takimet e fundit të javës së 26-ë të Superligës, ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit si dhe ndeshja Skënderbeu-Kukësi që duhet të zhvillohen të dyja në orën 18:00.

Ndonëse nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga vetë klubet nuk është publikuar ndonjë njoftim zyrtar për zhvillimin apo jo të këtyre takimeve, apo mënyrën e zhvillimit, “Fjala.al” ka mësuar se ndeshja mes korçarëve dhe verilindorëve nuk  do të anulohet.

Megjithatë ndonëse nuk është ende e sigurt ky takim ka shumë gjasa të mbahet me dyer të mbyllura, për të evituar përhapjen e virusit më shumë./Fjala.al/

Të fundit

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA,...

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe mendimi shkencor po përpiqej të...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Lajme të tjera

Web TV