Itali/ Një shqiptare ndërron jetë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani ka konfirmuar viktimën e parë nga Shqipëria që ndërron jetë në Itali.

Sipas Pojanit, shqiptarja që ka ndërruar jetë është me origjinë nga Durrësi, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera duke u shprehur se edhe familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.

Pojani shpjegoi se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Bëhet fjalë për shtetasen Qamile Shera, 55 vjeç, e cila banonte në lagjen nr.10 në Durrës.

Gjithashtu, mësohet se Shera vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali, pasi atje kishte vajzën, e cila ishte martuar me një italian.

Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani për News 24.

Shera e ka marrë virusin nga dhëndri i saj, ndërkohë që nuk mundi të mbijetonte. Trupi i saj pritet të vijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

Konsullja Pojani shtoi se situata nga virusi në Itali paraqitet e rëndë, duke vlerësuar se në vendin fqinj janë mbi 8000 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave ka shkuar deri më tani në rreth 450.

Lexo edhe :  GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

“Nga të dhënat e Drejtorisë të Emergjencave Civile flitet se në Itali janë mbi 8000 të prekur, nga të cilët rreth 800 janë të shëruar dhe rreth 450 kanë ndërruar jetë, të gjithë në moshë të thyer dhe me probleme të mëhershme. Nuk jepen të dhënat për kombësinë ndaj personit dhe jo tepër të dhënat, pasi bëhet fjalë për rast ku nuk mund të thuhet se është problem kombësie. Zona e Kuqe janë zona ku ka më shumë të prekur. Në momentin që flasim, gjithë zona e Lombardisë, por edhe në Rimini etj ka rreth 200 mijë shqiptarë. Rreth 92 mijë shqiptarë janë në Lombardia dhe nuk ka të dhënë për shqiptarët e prekur, pasi nuk jepen të dhëna. Shqiptarë të raportuar të prekur nga koronavirusi nuk ka”, u shpreh Pojani.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV