Koronavirusi/ Rama: Gjobë për këdo që nuk vetë-karantinohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë personave që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi që të vetë-karantinohen ose në të kundërt do të gjobiten me masë administrative.

Po ashtu Rama gjatë një komunikimi me mediat ka kujtuar se koronavirusi nuk është aspak më i rrezikshëm se malaria e mesjetës apo gripi i derrit në 2008- 2009.

”Një tjetër element që duhet theksuar është vetë- izolimi pra vetë- karantinimi nga zona me shpërthim ndërkombëtar apo zonat e kuqe të cilat monitorohen me rigorozitet të skajshëm nga strukturat.

Masë administrative kush thyen këtë rregull

Të kufizohen maksimalisht vizitat në spitalin Nënë Tereza për të lehtësuar punën e mjekëve.

Dua të theksoj po ashtu se qoftë spitalet dhe ekipet mjekësore janë përcaktuar dhe dihen saktësisht nga të gjithë personat që përfshihen në proces sipas situatës.”-tha ai.

Kreu i qeverisë gjithashtu u ka bërë apel medieve që të vetëpërmbahen në lajme dhe të jenë aletë në përballimin e kësaj situate.

“Thirrja për mediat

Është përgjegjësi e madhe e jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve dhe mbarëvajtjen e këtij procesi jo të lehtë që mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por është paniku.

Paniku që stimulohet nga lajmet e rreme, nga ekzagjerime të paarsyeshme, nga burime dhe komente të paautorizuara, jo profesionale, jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet që të jemi aleatë në këtë përballje që shkon përtej dallimeve tona.

Ju them të gjithë qytetarëve se faktet, faktet, faktet, faktet, faktet që burojnë nga analiza dinamike në nivelin global e të gjitha zhvillimeve bazuar në raporte konkrete mes të prekurve, popullsisë së përgjithshme, atyre që kalojnë në faza të tjera të përballjes dhe viktimave, flasin. Nuk është murtaja e mesjetës. Mos harroni se në vitin 2008- 2009 ka pasur epidemi që ka marrë gjysmë milioni njerëz që do të thotë se nuk jemi përballë diçkaje që nuk jemi përballë një të panjohure. Bota nuk e ka sot një vaksinë ndaj këtij virusi. Por tregon qartë që është një epidemi të cilën mund dhe duhet ta përballojmë sikundër e përballojnë shumë vende të tjera me arsye dhe vetëpërmbajtje. Jemi të ekspozuar ndaj riskut.”- tha ndër të tjera Rama./Fjala.al/

Të fundit

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e kufitare e Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV