Mbyllja e kopshteve/Basha: Qeveria të paguajë një nga prindërit, që kujdeset për fëmijët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbi vendimin për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve si pasojë e koronavirusit.

Sipas Bashës, shteti duhet të paguajë, ose të dëmshpërblejë, një nga prindërit e punësuar, që duhet të kujdeset për fëmijët, pas urdhrit për mbylljen e shkollave, çerdheve e kopshteve.

Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Kreu i PD-së në Twitter.

Ditën e sotme qeveria vendosi mbylljen e shkollave për një periudhë dy javore, pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus.