Te “Qytet Studenti” mungon edhe uji/ Të rinjtë: Jemi të frikësuar nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “Qytetin Studenti” afërsisht banojnë rreth 5400 të rinj nga rrethe të ndryshme të vendit. Por duket se pavarësisht investimeve që janë  bërë aty në vite të ndryshme, ka mjaft probleme të cilat vazhdojnë t’i vuajnë të rinjtë duke ju ndikuar në cilësinë e arsimimit të tyre, por edhe në financat e familjeve të tyre. Këto shqetësime janë rritur së fundmi edhe me konfirmimin e koronavirusit në Shqipëri.

Në një prononcim për emisionin “Wake Up” në Top Channel, të rinjtë bënë me dije se në tualetet përbashkëta nuk kryhen dizinfektime dhe madje mungon edhe uji. Ata detyrohen të përdorin kova me ujë.

“Jemi të frikësuar dhe nuk dijmë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh një studente, e cila tha gjithashtu se shoqja e saj e dhomës kishte dy javë që ishte larguar nga konvikti për shkak të frikës nga koronavirusi.

“Prindërit na thonë të kthehemi në shtëpi nga frika e virusit”, tha studentja.

Të fundit

“6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci”, avokati: PD, parti familjare

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV