VIDEO/ E rëndë, ndërron jetë në fushën e lojës futbollisti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Nigeri ku mësohet se  lojtari i Nasaraua Junajtid, Çieme Martins ka ndërruar jetë, teksa ishte duke luajtur në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Kacia Junajtid.

Pas një përplasje në fushë me kundërshtarin e tij, Martins ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa mësohet se lojtari në fjalë është transportuar menjëherë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.

Dëshmitarët thonë se Martins u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një përplasje me kundërshtarin, ndërsa presidenti i skuadrës kundërshtare ka thënë të kundërtën. “Nuk kishte asnjë përplasje, Martins thjesht ra në tokë ndërkohë që ishte i vetëm.”/Fjala.al/