Zyrtare/ Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani me dyer të mbyllura nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik njoftimin se dy ndeshjet e javës së 26-të të Superligës, midis Vllaznisë dhe Partizanit si dhe sfida Skënderbeu-Kukësi do të zhvillohen me dyer të mbyllura në orën 18:00.

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në vendin tonë ka çuar në mbylljen e shumë aktiviteteve, madje në fillim u tha se çdo ngjarje sportive do të shtyhej deri në 3 prill.

Megjithatë FSHF ka njoftuar mediat se ndeshjet e ditës së sotme do të mbahen,ndërsa për vazhdimësinë e aktiviteteve do i kërkohet Këshillit të Medias një takim.

“Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas  të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.”-thuhet në njoftimin e FSHF-së./Fjala.al/

Të fundit

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Lajme të tjera

Web TV