Çfarë do të bëhet me biletat e shitura për koncertin e anuluar të Malumas?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të 2 rasteve (numri ka arritur në 6) të konfirmuara me coronavirus në Shqipëri, qeveria merr vendimin që të anulohen të gjitha ektivitetet kulturore dhe artistike në vend. Çfarë do të bëhet me biletat e shitura për të ndjekur këngëtarin e famshëm Maluma të parashikuar më 14 mars?!

Rreth një muaj më parë lajmi për ardhjen e Malumës në Shqipëri ishte në kryefjalën e show-bizit në të gjitha mediat. Si fillim u duk e pa besueshme që një artist me një famë botërore të tillë të mbante një koncert në vendin ton, madje publiku e quajti një mashtrim derisa kjo gjë u vërtetua se Maluma do të vinte në date 14-Mars. Por asgjë nuk shkoj ashtu siç duhet. Pas verifikimit të dy rasteve me Coronavirus koncerti që do të mbahej në mbrëmjen e 14 Marsit është anuluar. Ky ishte një vendim i qeveris  i cili ka anuluar çdo aktivitet deri me 3 prill, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.Një nga organizatorët e koncertit ka reaguar pas këtij lajmi duke shkruar se kjo nuk është e vërtet pasi Maluma do të vij në Shqipëri, por në një datë tjetër. Njerëzit kanë qenë të shqetësuar për këtë fakt pasi ata kanë paguar biletat dhe mezi e prisnin mbrëmjen e 14-Marsit. Por çfarë do të ndodhë me paratë e biletave nëse koncerti nuk do të mbahet? Për këtë ende nuk ka një përgjigje pasi pritet të vendoset një datë tjetër për këngëtarin që do të performojë në kryeqytetin tonë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë urdhër për të anuluar të gjitha grumbullimet masive, kulturore apo edhe ato sportive. Ndoshta pasi të jetë qetësuar situata Maluma mund të vijë në Shqipëri. Nuk mund të lëmë pa kujtuar se Maluma ishte pjesë e një turi përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kështu që mundësitë që ai të rikthehet vetëm pë të mbajtur një koncert në vendin tonë janë të pakta.

Koncerti i tij i parë i fillim-turneut nis në Dubai me 14 shkurt, dhe i fundit daton më 2 prill në Mbretërinë e Bashkuar. Mes kësaj liste, Shqipëria nuk pikas ndër emrat e rënditur.Por, nëse shkojmë në Meet & Greet, del fotoja promovuese e turneut të këngëtarit kolumbian, “Maluma World Tour, Tirana 14/03/2020”, duke caktuar datën e saktë, me një çmim të kripur për shqiptarët.370 dollarë është çmimi i biletës, i cili përfshin një foto me këngëtarin dhe një suvenir zyrtar të tijin. Por nëse tenton të blesh një biletë Meet & Greet të del se ky opsion nuk përmbushet nëse nuk keni një biletë paraprakisht.“Që Meet & Greet të jetë i vlefshëm ti duhet të kesh një biletë për koncertin, që të marrësh pjesë. Janë dy evente të pavarura”.Blerja e Meet & Greet.Që do të ketë një koncert, të këngëtarit me famë botërore, kjo është e sigurt, por se kur do të aktivizohet butoni për të blerë një biletë, mbetet enigmë. Tashmë me vendimin e qeverisë për të anuluar çdoi aktivitet artistik, politik apo kulturor deri më datë 3 prill, për shkak të coronavirusit me gjasë Maluma do e anulojë koncertin, por pritet në ditët në vijim për të përcaktuar një tjetër datë.

Lexo edhe :  "Artan Lame nuk ka ndërruar jetë!" Avokati Genc Gjokutaj akuzon mediat për lajmin fals

Këngëtari i miliarda klikimeve

Maluma numëron me miliarda klikime në YouTube dhe është padiskutim një ndër këngëtarët më të dëgjuar.Kënga e tij më e njohur është “Chantaje” për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur “Shakira” dhe numëron mbi 1.2 miliard klikime. Që të dy ata janë nga Kolumbia dhe janë shumë miq të mirë, e sigurisht duke patur kaq afrimitet lejohen dhe shakatë edhe nëse bëhen publike.Në koncertin e tij të fundit në Barcelonë, Shakira shkoi si e ftuar speciale së bashku me disa nga yjet e Barcelonës, ekip për të cilin luan bashkëshorti i saj Pique. Ndërkohë që po bënte video nën ritmet e Chantaje, Maluma u thotë ndjekësve të tij se nuk e di nëse e njohin Shakirën apo jo dhe kjo e fundit vazhdon i mban lojën duke i pyetur ata nëse e njohin apo jo…sigurisht në kuadër të shakasë.

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV