Nuk mjafton koronavirusi, Tiranën e lënë edhe pa drita

Pavarësisht situatës emergjente të krijuar nga koronavirusi, ku shumica e njerëzve do t’u duhet të vetëkarantinohen dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për të shmangur vendet publike, disa zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, duke nisur nga disa e nesërme, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas OSSHE-s shkak i ndërprerjes së dritave është bërë rikonstruksioni i kabinave, duke nisur nga nesër deri në datë 13.

Stakimet sipas datave

11 mars

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano”, “Rruga e Dibrës”, prane shkollës “Bajram Curri”, “Tefta Tashko Koço”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Hysen Xhura”

12 mars

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Imer Ndregjoni”, pranë ish-shkollës së Bashkuar, “Pjetër Budi”

13 mars

09:00-15:00

Pjesërisht rruga e Farkës