Video/ Po raportonte për gylenistin në Tiranë, gazetari shoqërohet në komisariat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lirimit nga Gjykata e Apelit Tiranë, shtetasi turk Selami Simsek u dërgua në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit dhe nuk është marrë vendimi përfundimtar, sipas të atit, nëse do të ekstradohet drejt Turqisë apo do të dërgohet në kampin e refugjatëve që ndodhet në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Simsek kërkohet nga autoritetet turke pasi akuzohet si pjesë e Lëvizjes Gylen.

“Im bir pasi kreu dënimin me burg prej tetë muajsh, shkoi tek Drejtoria e Emigrimit dhe Kufirit, pasi kreu të gjitha procedurat për të kërkuar azil, pasi doli nga zyra e emigrimit, ai nuk shkoi në Babrru tek kampi ku ishte përgatitur të shkonte, por shëtit që prej pasdites me makinë, dhe jam në ankth se çfarë do të bëhet me fatin e tim biri”, është shprehur babai i i Selami Simsek.

Gjykata e Tiranës vendosi në fund të muajit janar dënimin me 12 muaj burg të Simsek për akuzën ‘falsifikim dokumentesh’, pasi u kap në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar drejt Kanadasë me pasaportë false. Por Gjykata e Apelit pranoi së fundmi kërkesën e tij për t’u liruar nga qelia.

Simsek u ndalua në Rinas në të njëjtën ditë me shtetasin tjetër turk Harun Çelik, i cili është ekstraduar tashmë drejt Turqisë.

Por mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat gazetarin Bekim Bici pasi ky i fundit po raportonte për ngjarjen. Momenti i shoqërimit është fiksuar nga kolegët e Bicit, ndërkohë që efektivët dëgjohen të shprehen se gazetari po dërgohej në komisariat për verifikim.

Pasi është marrë në pyetje, Bici është lënë i lirë.

Të fundit

Kandidatët e 11 Majit / Para Kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Ndërsa sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama...

50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald Trump si president i SHBA-ve. Kjo është një kujtesë e rëndëishme, jo...

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet...

Berisha nxjerr Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’

Deputeti Dash Sula nuk do të jetë në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit. Reagimi i plote Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia...

“Rama e ka të sigurtë fitoren”/ Analisti: Ai e ndjen se çfarë ka përballë

Analisti Ilir Demalia thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të vendosur deputetët me të paktën 1 mandat në listë të hapur, do...

Lajme të tjera

Web TV