A janë me koronavirus mjekët në Durrës? Edi Rama tregon si kanë dalë analizat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë deklaruar se mjekët të cilët kanë qenë së bashku në një dhomë me të moshuarën që ndërroi jetë nga koronavirusi në spitalin e Durrësit nuk janë infektuar.

Kreu i qeverisë dhe Manastirliu kanë theksuar se pasi mjekëve u janë kryer analizat dhe testet kanë rezultuar negativë. Për këtë arsye, sipas tyre, ata nuk janë të prekur nga koronavirusi.

Informacionet e pakonfirmuara janë të qëllimta pasi sikur e thamë kemi epidemi dhe infodemi. Përballja me një armik të padukshëm nuk ka politikë, nuk ka propagandë si në ditët e zakonshme. Po jap një lajm të mirë sikur ishte ajo e shëndetit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit, ku propaganda e qëllimshme krijoi jo pak tension tek njerëzit”, u shpreh Rama.

Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se “Një lajm i mirë, siç ishte ajo e shëndetit të mjekësve në Durrës, pasi propaganda e qëllimshme krijoi panik te njerëzit. Një lajm i mirë në fakt, sepse propaganda vijon të jap lajme të rreme e të nxisë panik. Në kampionin e parë të testimeve që ne kemi bërë të personeli dua të them se ato janë të gjitha negative. Ata kanë punuar me të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave. Për pacientët dhe familjarët analiza është në proces”.

E moshuara 73-vjeçare kishte ardhur nga Italia ku kishte shkuar për kurim, por që në fakt u infektua me koronavirus dhe ndërroi jetë në spitalin e Durrësit duke shënuar edhe viktimën e parë në Shqipëri nga virusi vdekjeprurës.

Deri më tani bilanci në Shqipëri nga koronavirusi është shifrat e 15 të prekurve, ndërsa e moshuara nga Durrësi përbën viktimën e parë që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Lexo edhe :  Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Të fundit

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Kanye West befason me postimet e fundit: Zot, më fal për dhimbjen që shkaktova

Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit . Ye,...

Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD...

Lajme të tjera

Web TV