Doktori vetëkarantinohet: Vizitova 3 të sëmurë me koronavirus. Ja ç’po heqin mjekët në QSUT-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Ilir Allkja ka njoftuar përmes një videoje në Facebook se është vetëkarantinuar. Ai thekson në video se ka vizituar pa veshjen speciale tre pacientë, të cilët sipas tij, rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.

Mjeku bën thirrje për pajisjen e mjekëve me veshjen speciale, ndërsa shpjegon se ata po dërgohen në rastet e dyshimta me vetëm një maskë kirurgjike.

Po shërbejmë me vetëmohim. Unë sot jam i vetëkarantinuar deri sa të verifikohet gjendja ime shëndetësore pasi dje kam vizituar tre pacientë me koronavirus, pa veshjen speciale. Më dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordonimit të Urgjencave na dërgojnë pa veshjet speciale në raste që na i paraqesin dhe neurologjike apo gastroentorologjike, por kemi konstatuar se janë raste me koronavirus. Kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar. Ju lutem na nisni veshjen speciale për çdo rast të dyshuar, veshjet vlejnë shumë më pak se sa jeta jonë”, shprehet ai.

Të fundit

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen...

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

GJKKO ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së parë dhe më pas Apeli...

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori...

G Bani shpërthen kundër Laertit: Hipokrit që vë gjoba!

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet...

PS ankohet në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania private s’po zbaton detyrimet!

Partia Socialiste i ka drejtuar një letër ankesë KQZ-së, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit nga jashtë vendit, duke...

Lajme të tjera

Web TV