Gripi nuk ka kurorën e më të keqit, mushkonjat vrasin më shumë se peshkaqenët – Lorenc Vangjeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli ekskluzivisht për Fjala.al

Diku nga fundi i prillit ose fillimi i majit, sipas një skenari optimist, virusi që po çmend botën, do të jetë vënë nën kontroll. Dhe shoqëria njerëzore, sikundër është normale, do të rinisë jetën e zakonshme, nën shenjën e dhuratës më të çmuar që ka në dispozicion për të mos u marrosur: do të harrojë. Njëlloj siç harrohet lufta mbasi vendoset paqja apo siç harrohen “…ditët e lumtura, kur bie në fatkeqësi”.Ngadalë, por me siguri, do të harrohen rrugën e boshatosura dhe do të ketë mall për qytetet pa trafik. Do të debatohet për futbollin dhe do të harrohen sërish vaksinat e munguara kësaj here. Do të pluhurosen teoritë e konspiracionit dhe ditënetët e gjysëm karantinës do të kujtohen me gallatë. As dasmat e pezulluara dhe as funeralët e munguar nuk do të jenë më problem i të tjerëve: kohë për dasmë ka gjithmonë, kurse të vdekurit nuk e kanë zakon të ankohen me zhurmë. Më tej akoma, nën diell dhe nën lehtësinë e verës, me shijen e dembelizmit të kultivuar në ditët e llahtarës, dalëngadalë dhe pa rradhë do të harrohen mjekët që shpëtuan jetë dhe jetët që ju bashkuan vdekjes. Do të rillogariten humbjet, do të rivihet në funksionim ekonomia dhe bankierët, domethënë paratë, do të nisin të qeverisin jetën e gjithësecilit, të rikushtëzuar sërish nga taksat dhe frika e natyrshme ndaj vdekjes. Natyrisht, as kësaj here, njeriu nuk do të ketë fatin e dinosaurëve! Dhe koha do ta kthejë dimrin e çuditshëm të 2020-ës në një statistikë të thjeshtë. Nisi në dimër dhe mbaroi në pranverë. Pandemia që preku gjithë botën, megjithatë vrau më pak se një grip i zakonshëm. Njëlloj siç statistikat thonë se mushkonjat vrasin më shumë njerëz në vit sesa peshkaqenët.

Shifrat do të bëjnë të kuptohen disa të vërteta të thjeshta, që me gjasë kanë nisur të verifikohen, por ende e kanë të vështirë të dëgjohen. Një nga to, që e cilëson epideminë e panikut nga rreziku shumë më të madhe edhe se vetë rreziku, është thënë që në krye të herës. Por pakkush ka pasur vëmendje për të dëgjuar. Me të gjitha gjasat, virusi i ri, nuk e meriton kurorën e rrezikut më të madh që kërcënon njeriun. Sa për një krahasim: pakkush e di se lopa, për shembull, kjo kafshë e urtë e fisnike, shkakton më shumë viktima se kryqëzimi i notit me peshkaqenin. Elementët që fryjnë si tullumbace panikun janë të kuptueshëm dhe tërësisht të përputhshëm me natyrën njerëzore që pranon më lehtë frikën se realitetin, që e tërheq më shumë ajo që nuk kupton se ajo që është e dukshme. Vala e panikut rritet nga bota e stërmadhe e rrjeteve sociale, ku secili mund të veshë rrobën e mjekut e të shkencëtarit dhe çdo budalla mund të ketë edhe më shumë zë sesa mjeku dhe shkencëtari për të folur dhe për t’u dëgjuar. Nuk ka ditë që dikush të mos hedhë në rrjet formulën me ilaçin çudibërës që i heq kurrorën virusit. Në Tiranë ato janë bërë hit dhe përfshijnë që nga përdorimi masiv i hudhrave dhe alkoolit, tek kombinimi mes mjaltit dhe kokave të shkrepseve, e deri tek yshtja me vaj ulliri e kripë të djegur në sobë me dru, të cilat përputhen me strukturën gjenetike të këtij skaji të Ballkanit, që është më i fortë se të tjerët dhe luan për kunjë të koronavirusit.

Lexo edhe :  Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Paniku është gjithashtu dhe terreni ideal për gjithë delirantët, të parealizuarit dhe të zhurmshmit. Por sa më në ekstrem të shkohet, aq dhe më gallatë është. Një parti politike, e regjistruar në KQZ shumë herë, theu një rekord të pabesueshëm me sistemin e masave që sugjeroi. Ajo propozoi fshirjen e pagesave të energjisë elektrike dhe të ujit për të gjithë banorët në bashkitë ku është shfaqur virusi. E po kështu, vlerëson se duhet pezullim për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përjashtim nga tatim fitimi, nga taksa e pronës, nga kamat vonesat dhe gjobat. Partia serioze politike thotë se duhen ndihma për sektorë të ndryshëm si turizmi dhe fasoneria; të gjitha këto për periudha nga tre deri në 12 muaj. Pritet që shpejt, ndonjë parti tjetër të propozojë masa të tjera të cilat e shohin situatën si një det të gjerë ku secili mund të hyjë deri në brez me garuzhden e marrëzisë. Dhe pas kësaj edhe qeveria të thotë se i trembur prej saj, virusi që po trondit botën, po i shmanget atdheut të shqiponjave shakatare. Kush kërkon që mbas këtyre llafeve të ketë edhe numra, domethënë, një faturë financiare, e tepron. Gara për të qenë qesharak nuk bën qesharak vetëm fituesin. Sa herë që natyra me përmbytje, me thatësirë apo me tërmet e zjarre hakmerret ose godet në Shqipëri, gjithmonë, gishti i parë i drejtohet shtetit. Duke harruar që tjetër është solidariteti dhe tjetër detyrimi. Duke harruar se kur gjithçka të kalojë, marrëzia do të jetë kurrora që shumëkush vuri mbi krye, anekënd këtij vendi. Atëherë ndoshta do të kujtohet se gripi me kurrorë nuk është më i frikshëm se peshkaqenët dhe se zotërit e deteve, vrasin më pak se mushkonjat. Me kusht që deri atëherë, ndonjë marrëzi e re të mos e arkivojë shpejt marrëzinë e vjetër të panikut idiot.

Të fundit

Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në...

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi u kap me doza kokaine...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Lajme të tjera

Web TV