Konfirmimi i Daniele Ruganit me koronavirus ka bërë që e gjithë skuadra e Juventusit të futet në karantinë.
Frika e infektimit e ka kapur edhe yllin bardhezinjëve Cristiano Ronaldon, i cili ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe ende nuk është kthyer në Itali.
Pas ndeshjes me zikaltërit sulmuesi vendosi të udhëtojë drejt Madeiras, për t’i qëndruar afër nënës së tij, e cila pësoi një goditje në tru para pak ditësh, megjithatë situata në të cilën ndodhet Gadishulli Apenin ka bërë që ai të vazhdojë të qëndrojë në atdhe.
Portugezi ka vendosur të qëndrojë në vendlindjen e tij, ku është vetë karantinuar për sigurinë e personave të tjerë./Fjala.al/