FOTO/ Koronavirusi, Laçi i kërkon FSHF-së pezullimin e kampionatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja në masë të madhe e koronavirusit dhe shënimi i mijëra viktimave ka bërë që një sërë kampionatesh të futbollit të zhvillohen me dyer të mbyllura, por ka dhe të tjerë si në rastin e Italisë të cilat janë pezulluar komplet.

Ndërkohë në vendin tonë u dha vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Këshilli i Ministrave, të cilët dolën në përfundimin e zhvillimit të çdo aktiviteti sportiv me dyer të mbyllura.

Megjithatë ka klube që nuk janë dakord me këtë vendim dhe kanë kërkuar pezullim të ndeshjeve si në rastin e atij të Laçit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” Laçi i ka kërkuar FSHF-së që ta pezulloi kampionatin e Superligës, për të mbrojtur stafin dhe lojtarët, pasi sipas tyre nëse ata do vazhdojnë të luajnë rriten mundësitë që të preken nga virusi i rëndë.

“Të ndodhur në një situatë të vështirë prej COVID-19, të gjithë e kanë parë se si shumë shtete të zhvilluara kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti sportiv. KF Laçi kërkon publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ta marrë seriozisht gjithçka po ndodh anembanë botës dhe të merret në konsideratë pezullimi i futbollit edhe në vendin tonë.

Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë futbollistët dhe stafin, të gjithë ata që duhet të bëjnë një punë të përditshme për të qenë gati për ndeshje. Kjo e rrit mundësinë që edhe futbollistët të preken nga Coronavirusi. Udhëzimet janë të qarta: “Qëndroni në shtëpi”. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që merren me futboll në vendin tonë.

Arsyet pse duhet ndalim janë të shumta, duke nisur nga shëndeti. Ai është i pari dhe bota e sportit duhet të përcjellë mesazhe ndaj popullatës.

Së dyti, para,gjatë dhe pas ndeshjes është e paevitueshme kontakti fizik mes 22 sportistëve qe ndodhen në fushë .

Së treti , po nëse ndodh që ndonjë futbollist të preket nga Coronavirusi? Kështu do jepnim kontribut negativ në përhapjen e këtij virusi, që për momentin ka nënshtruar botën dhe ka shkaktuar me mijëra viktima.

Mund të gjenden me dhjetëra arsye se pse edhe në Shqipëri do të duhet ta ndalojmë futbollin, ndaj edhe njëherë i bëjmë thirrje FSHF-së që ta mendojë diçka të tillë, sikurse u kërkojmë edhe klubeve të tjera të mbajnë një qëndrim dhe bashkërisht të marrim vendimin e duhur për shëndetin e futbollistëve, stafeve teknike dhe mjekësore, si dhe të drejtuesve të klubeve e zyrtarëve të ndeshjeve.”-shkruhet në njoftimin e K.F. Laçit./Fjala.al/

 

View this post on Instagram

 

Të ndodhur në një situatë të vështirë prej COVID-19, të gjithë e kanë parë se si shumë shtete të zhvilluara kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti sportiv. KF Laçi kërkon publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ta marrë seriozisht gjithçka po ndodh anembanë botës dhe të merret në konsideratë pezullimi i futbollit edhe në vendin tonë. Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë futbollistët dhe stafin, të gjithë ata që duhet të bëjnë një punë të përditshme për të qenë gati për ndeshje. Kjo e rrit mundësinë që edhe futbollistët të preken nga Coronavirusi. Udhëzimet janë të qarta: “Qëndroni në shtëpi”. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që merren me futboll në vendin tonë. Arsyet pse duhet ndalim janë të shumta, duke nisur nga shëndeti. Ai është i pari dhe bota e sportit duhet të përcjellë mesazhe ndaj popullatës. Së dyti, para,gjatë dhe pas ndeshjes është e paevitueshme kontakti fizik mes 22 sportistëve qe ndodhen në fushë . Së treti , po nëse ndodh që ndonjë futbollist të preket nga Coronavirusi? Kështu do jepnim kontribut negativ në përhapjen e këtij virusi, që për momentin ka nënshtruar botën dhe ka shkaktuar me mijëra viktima. Mund të gjenden me dhjetëra arsye se pse edhe në Shqipëri do të duhet ta ndalojmë futbollin, ndaj edhe njëherë i bëjmë thirrje FSHF-së që ta mendojë diçka të tillë, sikurse u kërkojmë edhe klubeve të tjera të mbajnë një qëndrim dhe bashkërisht të marrim vendimin e duhur për shëndetin e futbollistëve, stafeve teknike dhe mjekësore, si dhe të drejtuesve të klubeve e zyrtarëve të ndeshjeve.

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV