Koronavirusi/ “E dashur mami, ti je një heroinë…”, letra prekëse që vogëlushja i shkruan të ëmës infermiere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka ‘kapluar’ botën e heronjtë e vërtetë të kësaj situate janë pikërisht mjekët, ata që punojnë me orë të zgjatura dhe që po luftojnë çdo ditë me situatën kaotike që ky virus ka lënë pas.

Vajza 11-vjeçare e një infermiereje që punon në spitalin ‘Senigallia’ në Ancona, i ka shkruar asaj një letër mjaft prekëse.

Për shkak të situatës së rënduar, vogëlushja e sheh shumë rrallë të ëmën. Ja çfarë i shkruan ajo në letrën që e ëma gjeti një natë në shtëpi pasi u kthye nga puna:

“E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë prekjet e tua, puthjet e tua, madje dua çdo gjë tënden që nuk e kam dot tani që të kam larg. Më mungojnë përkëdheljet e tua. Më mungon të të rri afër dhe të ndjehem e mbrojtur, të fle duke menduar se ti je afër meje. Mos kujto se ndjehem më mirë se Ema, të paktën nëna e saj nuk punon natën. Natën ndjehem shumë larg teje, sepse kur zgjohem në mëngjes nuk mund të të mbush me puthje, por vetëm të të rri larg. Edhe ato netë që je në shtepi, nuk mund të të afrohen, duhet të qëndroj në dhoma të tjera, tamam sikur tit ë mos ishe aty. Për shkak të koronavirusit bota po vuan. Por pavarësisht kësaj që po ndodh ti je një luftëtare, je e fortë, je kurajoze! Kur të mbarojë gjithçka do të të mbuloj me puthje. Të dua shumë. Mbaje mend, nuk ka ardhur për fajin tënd kjo situatë, ti je një heroinë”.

foto galeri

Të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Lajme të tjera

Web TV