Koronavirusi nuk njeh moshë apo fizik, rrëfimi prekës i 37-vjeçarit -FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk është e vërtetë që sëmuren vetëm “pleqtë” mendoni për veten, mendoni për të dashurit tuaj”, këto janë fjalë zemre të një 37-vjeçari italian që aktualisht është në situatë të rendë shëndetësore.

Më një postim në rrjetet sociale, Leonardo Greco, me lot në sy tregon së ka qenë gjithmonë një njeri sportiv dhe në formë të mirë fizike, por ja që tani nuk merr dot frymë pa një bombol oksigjeni.

Ai rrëfen se ka probleme me frymëmarrjen, ka vazhdimisht temperaturë dhe ethe.

37-vjeçaribën thirrje që të gjithë të rrinë në shtëpi sepse është e vetmja rrugë për të shpëtuar vetën dhe të tjerët.

Komenti i plotë i 37-vjeçarit Leonardo Greco

Jam 37 vjeç ,dhe gjithmonë kam dashur sportin, kam qenë gjithmonë në formë të mirë fizike.. Ju flas nga shtrati  i spitalit Sacco, ndërkohë që shkruaj më rrjedhin lot nga sytë,  kam nevojë për oksigjen që mos të kem problem me frymëmarrjen, kam vazhdimisht temperaturë dhe ethe, më kanë bërë tashmë 2 tamponë për Covid 19 dhe më kanë dalë negativë, më bënë një të tretë këtë mëngjes.. sepse këto që kam janë ekzaktësisht simptomat e këtij virusi…ju shkruaj qe t’ju bëj të kuptoni se kjo nuk është një lojë ,.as një shaka.

Nuk është e vërtetë që semuren vetëm “pleqtë” mendoni për veten, mendoni për të dashurit tuaj. E vetmja rrugë për t’i ndihmuar është të qëndrosh në shtëpi. Bëjeni, ju lutem. Shpresoj që dëshmia ime t’ju  shërbejë.

Të fundit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV