Koronavirusi/ Paralajmërimi i Apple për përdoruesit e iPhone

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë ekskluzive, Bloomberg zbuloi se Apple ka paralajmëruar stafin e dyqaneve fizike për mungesë iPhone. Impakti pritet të ndihet nga të gjithë në javët në vijim. Apple ka nisur punën me iPhone më emocionues ndër vite, por kompania ka pasur një fillim të vështirë të 2020.

Pasi paralajmëroi investitorët për rënien e shitjeve në 6 muajt e parë të 2020, kompania ka dërguar një tjetër paralajmërim kësaj here për miliona përdorues.

Në një intervistë ekskluzive, Bloomberg zbuloi se Apple ka paralajmëruar stafin e dyqaneve fizike për mungesë iPhone. Impakti pritet të ndihet nga të gjithë në javët në vijim.

Së fundi kompania i tha stafit teknik në dyqane se zëvendësimi i iPhone të dëmtuar do të jetë i pamundur për 2-4 javët e ardhshme. Disa dyqane kanë mungesë pjesësh individuale.

Apple nuk detajoi se çfarë pjesësh mungojnë, por që prej muajit Shkurt ka dërguar paralajmërime të njëpasnjëshme rreth impaktit që koronavirusi do të kishte në furnizimin global me iPhone.

Edhe pse e justifikuar, situata e krijuar pranë Apple hedh dyshime mbi mundësitë e kompanisë për të prezantuar këtë muaj një iPhone 9 buxhetore të premtuar.

Madje ka pasur raportime si ai i Nikkei që vetë lançimi i iPhone 12 mund të shtyhet për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

iPhone 12 shihet si një hap i madh përpara me përmirësime në sistemin e kamerave, frekuencën e ekraneve, çipin Apple A4 dhe 5G. Gjithashtu është përfolur për rikthimin e Touch ID nën ekran krahas Face ID.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV