Koronavirusi/Rama: Kur ra në kolaps edhe Italia, kjo i tregon të gjitha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka folur mbi situatën emergjente të vendit e krijuar nga koronavirusi.

Sipas kreut të qeverisë,  kur ra në kolaps një nga sistemet më të mira shëndetësore si Italia, atëherë kjo i tregon të gjitha.

“Nëse kolapsoi sistemi më ekselent si ai Lombardisë kjo i tregon të gjitha, por deri më tani janë të gjitha pajisjet..” u shpreh Rama.

Megjithatë, sipas Ramës “kjo është një luftë, por kemi izoluar Tiranën dhe Durrësin për të ulur agresivitetin e virusit. Ka disa trende që tregojnë se çfarë duhet të presim. Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është e këshillueshme që të bëhen teste kur nuk ndjen asgjë. Dhe janë mjekët që e vendosin. Lani duart, hapni dritaret, kujdesuni për të moshuarit dhe keni bërë detyrën tuaj.”

Fevziu: Ka mjekë që çojnë mesazhe, të një prej mjekëve më të mirë në Shqipëri që ka disa pyetje mbi pajisjet mjekësore nëse ka pajisjet e duhura në QSUT.

Edi Rama: Personeli mjekësor që është në zonën e nxehtë të kësaj lufte i ka të gjitha mjetet mbrojtëse të të gjitha standardeve ndërkombëtare. I bën mirë kjo apo jo spektaklit televiziv.

Fevziu: Ti nuk je padron i këtij vendi!

Rama: Unë jam thjesht një i ftuar dhe jo padron, nuk kemi asnjë mungesë në pajisjet mjekësore. Nëse kolapsoi sistemi më ekselent si ai Lombardisë kjo i tregon të gjitha, por deri më tani janë të gjitha pajisjet.

Fevziu: Janë pyetje të mjekëve…

Rama: Këto janë pyetje kot…qeveria u ka vendosur 1000 euro në dispozicion edhe mjekëve dhe infermierëve. Kemi komunikuar edhe me studentët për t’u përgatitur edhe për skenarin më të zi. Por unë lutem që skenari më i zi të jetë shumë larg. Kështu si për tërmetin që nuk rrija këtu po rrija rrugëve, ashtu po rri edhe tani këtu non stop.

Lexo edhe :  Durrës Marina/"Projekti strategjik" mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Fevziu: Ke frikë për veten?

Rama: As unë dhe askush nuk duhet të ketë frikë. Por fakti që nuk kemi frikë nuk duhet të na bëjë të pakujdesshëm.

Fevziu: Sa mendoni do të zgjasë kjo situatë?

Rama: Kjo është një luftë, por kemi izoluar Tiranën dhe Durrësin për të ulur agresivitetin e virusit. Ka disa trende që tregojnë se çfarë duhet të presim. Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është e këshillueshme që të bëhen teste kur nuk ndjen asgjë. Dhe janë mjekët që e vendosin. Lani duart, hapni dritaret, kujdesuni për të moshuarit dhe keni bërë detyrën tuaj.

Çfarë mesazhi keni për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha?

Rama: Kjo nuk është koha për platforma opozita. Kjo është koha për të qenë një. Një opozitë e përgjegjshme është që nëse ka diçka për thënë shkon për ta thënë në kanalin institucional dhe jo në TV. Një opozitë që del dhe flet për maska të skaduara nuk është opozita. Të skaduara ishin edhe në Kanada maskat.  Të nxjerrësh një mjek të veshur si kozmonaut por ka një qëndrim skifozefrenik midis profesionit dhe politikës. Ishte një mjek që u nxor në TV si një shenjë se sistemi gjasme ka dështuar.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV