Itali/ Numri i viktimave shkon në 1266, të infektuar 17660 dhe 1439 të shëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi. Bilanci i të infektuarve vazhdon të rritet. Ditën e sotme janë regjistruar 17,660 të infektuar dhe numërohen 1266 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 viktima më shumë e 2547 të infektuar të tjerë.

Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake.
Numri i personave të shëruar është 1439.

Vetëm në rajonin e Lombardisë brenda 24 orëve janë regjistruar 149 viktima të tjera e numri i përgjithshëm i tyre është sot 890.

Kurse personat e infektuar në Lombardi janë deri sot 9820.

Rajonet Calabria, Sardegna, Molise e Basilicata fatmirësisht deri më tani nuk shënojnë asnjë viktimë.

Gjithashtu në dy rajone në Sardegna e Calabri asnjë pacient nuk është në gjendje kritike i shtruar në terapi intensive.

Në rajonin e Lacios ku ndodhet kryeqyteti italian numri i të infektuarve është rritur e ka arritur në 277 pacientë e 11 viktima.

Ndërkohë koronavirusi ka prekur çdo shtet tjetër dhe po përhapet shumë shpejt.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV