Nga të dhënat e fundit mësohet se janë mbi 50 persona të shoqëruar për mosbindje, pasi kanë lëvizur në rrugë me makina private.
Policia e Shtetit së bashku me Forcat e Armatosura vijojnë kontrollet intensive në rrugët e qyteteve të ndryshme për personat që nuk zbatojnë masat e qeverisë ndaj koronavirusit.
Me gjithë thyerjet e vendimit, shumica e shqiptarëve i janë bindur masave, duke qëndruar në shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI/Fjala.al