Koronavirusi/ Qeveria e Kosovës mbyll kufijtë dhe pezullon fluturimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës vendosi të mbyllë të gjithë kufijtë tokësor dhe linjat ajrore pas shfaqjes së dy rasteve të para të konfirmuara të infektuar me koronavirus.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes të së premtes, qeveria vendosi që të ndalojë hyrjen dhe daljet e qytetarëve të komunës së Klinës dhe të Vitisë, dy qytete këto ku janë paraqitur rastet me koronavirus. Po ashtu qeveria tha se ka ndërprerë transportin ndërurban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

Në vendimin e qeverisë thuhet se do të mbyllen kufijtë tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, përveç për qytetarët e Kosovës. Të gjithë shtetasit e Kosovës që hyjnë përmes këtyre kufijve do t’u nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë. Po ashtu nga data 16 mars 2020 në ora 24 do të bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave ajrore në aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave mjekësore.

Qeveria vendosi edhe mbylljen e “kafiterive, bareve, pabeve, restoranteve dhe qendrave tregtare përjashtimisht barnatoreve dhe marketeve me gjësende ushqimore, mbylljen e tregjeve të kafshëve dhe të automjeteve, shkurtimin e e veprimeve dhe personelit esencial të çdo institucioni publik përveç stafit të shëndetësisë dhe sigurisë, urdhërohen kompanitë private që të organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia dhe e fundit ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore”.

Autoritetet gjatë ditës bënë të ditur se “një 20 vjeçare shtetase italiane dhe tjetri shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare”, janë prekur nga koronavirusi. Ata thanë se të prekurit janë në Klinikën Infektive të Kosovës dhe se gjendja e tyre është e mirë.

Lexo edhe :  Reshjet e borës, bllokohet Rruga e Arbrit, ja si paraqitet situata

“I ftoj qytetarët për qetësi, që të mos bëjnë panik dhe të mos paraqiten në Klinikën Infektive nëse nuk kanë shenja të sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë e ka vënë në dispozicion linjën telefonike për informim e këshillim në të cilën mund të thërrasin të gjithë ata tek të cilët mund të shfaqen simptoma të dyshimta për sëmundje akute të frymëmarrjes dhe historik të udhëtimit në zonë ose territor që raporton sëmundjen me COVID-19 gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave. Ftohen të gjithë qytetarët që pa panikë, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve dhe masave parandaluese të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, si dhe të gjitha masave të shpallura nga qeveria e Kosovës”, tha kryeministri Kurti. /VOA

Të fundit

A ka një kokë aliene midis figurinave neolitike të 7 mijë viteve më parë?

Në një fushatë gërmimi arkeologjik në Kuvajt, u gjet një statujë me fytyrën e një alieni. Nuk është një...

Trump kërkoi blerjen e ishullit, kryeministri i Groenlandës: Nuk jemi në shitje

Groenlanda ka hedhur poshtë çdo ide për t’iu shitur Uashingtonit pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se kontrolli mbi ishullin Arktik...

Washington DC/ Më 24 dhjetor 1851 digjet Biblioteka e Kongresit

Biblioteka e Kongresit amerikan në Washington, më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe është gjithashtu e hapur për...

E rëndë në Sarandë, gruaja vret bashkëshortin teksa flinte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, ku një grua 49-vjeçare dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj...

A redukton konsumimi i frutave dhe perimeve rrezikun e depresionit? Çfarë thotë studimi

Konsumi më i lartë i fibrave dhe lëndëve ushqyese bimore shoqërohet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të depresionit: një korrelacion interesant. Çfarë...

Lajme të tjera

Web TV