Mjeku italian tregon luftën me koronavirusin: Këto ishin orët e mia më të zeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Italia kanë filluar të vijnë edhe dëshmitë e para të njerëzve që po përballen dhe po luftojnë me koronavirusin. Gazeta italiane, “La Repubblica” ka intervistuar reanimatorin e spitalit të Bergamos, Angelo Vavassori-n, i cili po shërohet nga koronavirusi pasi momenteve të tmerrit që u përball me të.

Mjeku ka pasur ethe, probleme me frymëmarrjen, e deri tek intubacioni dhe terapitë që tani, dy javë më vonë, kanë pasur një rezultat pozitiv.

Angelo Vavassori ka treguar ditët e tmerrshme kur ai jetonte mes frikës dhe shpresave. Tani më e keqja duket se ka kaluar.  Angelo Vavassori është një 53-vjeçar nga Treviolo. Ai është raeanimator në spitalin e Bergamos dhe para infeksionit, i kishte parë efektet e Covid-19 te njerëzit që ishin shtruar në spitalin e tij. Por nuk ishte infektuar nga dy pacientët me të cilët duhej të merrej më 22 shkurt, (ditët para infektimit të tij), sepse ai kishte vendodur një maskë dhe të gjitha mbrojtjet protokollare në atë kohë. Ndoshta ka ndodhur përmes ndonjë personi tjetër, që ishte në spital për trajtime të tjera.

Mjeku 53-vjeçar tregoi për ndjesitë fizike dhe psikologjike që kihste patur. “Pas disa orësh kalova nga 15 deri në 40 frymë në minutë. Nuk më hynte më ajër në mushkëri dhe gati sa nuk humba shikimin”, tha Angelo Vavassori për “La Repubblica”. “Nëse jam këtu, ia kam borxh kolegëve të mi mjekë, heronjve. Në momentet më të vështira ata më bënë të ndjehem i qetë. Historia ime, në orët e zeza, mund të ndihmojë shumë që të mos dorëzohen”.

Ethet e forta dhe problemet me frymëmarrjen i kishte më 29 shkurt. Shtretërit e spitalit tashmë ishin zënë, kështu që ai vendosi të qëndronte i izoluar në shtëpi, në një dhomë larg gruas së tij dhe katër fëmijëve të tyre. Pastaj situata filloi të shpejtohej. Pak ajër në mushkëri, ethe të forta, një ndjenjë mbytjeje, dobësi dhe probleme me sytë, që e lejuan atë të shihte atë që po ndodhte rreth tij. Deri në atë çast kur u fut në një shtrat të ICU ku çliroi veten dhe që i dha mundësinë të intubohej dhe shpëtohej, shkruan La Repubblica.

Lexo edhe :  6 milionë $ lobim për Berishën/ Nuredin Seci thyen heshtjen: Ja pse vendosa të financoj!

“Dispnea të lë pa frymë. Ata menjëherë më futën në kaskën ‘Peep’ në fund të presionit pozitiv të frymëmarrjes. Unë u përpoqa t’ia dilja pa qetësuas dhe i paintubuar. Sidoqoftë, e humbet vetëdijen, nuk ishte e lehtë”.

Për 48 orë ai humbi vetëdijen, ndërsa iu nënshtrua protokollit me koktejin e barnave të planifikuara. Pastaj u zgjua në shtratin e spitalit: “Mendova se isha në shtëpi, i këputur në gjumë. Por në shtratin afër meje ishte një pacient që unë e kisha trajtuar për Covid-19. Ashtu si fëmijët, gjithçka duket e re dhe e jashtëzakonshme. Kjo dramë na mëson vlerën e çdo gjëje të vogël”.

Mjeku italian ndodhet akoma i shtruar në spital në departamentin e gastroenterologjisë.  Sidoqoftë, historia e tij rikthen shpresën në një periudhë të vështirë: “Mos u paralizoni nga frika. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mbështetemi te mjekët. Ata ju nxjerrin nga situata, çdo pneumoni ka regres. Por shqetësimi im është diçka tjetër”.

Të fundit

Mbante me forcë bashkëjetuesen italiane, përfundon në pranga 27-vjeçari në Fier

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së...

Lady Gaga thyen rekorde: Mbi 2 milion njerëz ndjekin live koncertin e saj në Rio

Më shumë se dy milionë njerëz morën pjesë në një koncert falas të Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, sipas zyrtarëve...

Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës. Në njoftimin e tij, Medvedev ka thënë se...

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV