Qytetarët lodhin policinë në email, ja edhe 2 numra ku mund të telefoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të panumërta kërkesat e qytetarëve për të dalë në qarkullim me mjetet e tyre. Kur nuk ka kaluar më shumë se 16 orë policia është dorëzuar duke u përgjigjur nëpërmjet email-it e për pasojë ka vendosur në dispozicioin edhe dy numra shtesë që janë numra të policisë dhe do të jenë në dispozicion të qytetarëve, që kanë probleme serioze, gjatë gjithë 24 orëshit, derisa të ndryshopjë kjo gjendje.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në raste të problematikave të ndryshme që mund të lindin si pasojë e zbatimit të masave shtesë, të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilët kërkojnë zgjidhje apo konfirmim nga ana e Policisë, si dhe duke marrë në konsideratë fluksin e madh të kërkesave të adresuara nëpërmjet email-it zyrtar të Policisë Rrugore apo telefonatat e pafundme në numrin e emergjencës, ju informojmë se:

Drejtoria e Policisë Rrugore, duke filluar prej orës 22:00 të datës 13.03.2020 deri në përfundim të situatës emergjente, do të vendosë dy numra shtesë 24/24, në dispozicion të qytetarëve për të telefonuar dhe konkretisht numrat:

069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion.

Edhe njëherë Policia e Shtetit gjen rastin të apelojë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë në vijimësi çdo masë aktuale dhe masat shtesë që merren në varësi të zhvillimit të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. n.k /Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV