Solidaritet ndërkombëtar për koronavirusin, mjekët kinezë ‘zbarkojnë’ në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një staf mjekësh specialistë prej 9 personash së bashku me medikamente dhe pajisje mjekësore ka mbërritur dje në Romë me një avion Airbus A-350. 6 meshkuj dhe 3 femra janë doktorë specialistë në luftën kundër koronavirusit.

Ekipi i mjekëve dha kontriburin e tij në Kinë, e cila tashmë koronavirusin e ka vetëm një kujtim të keq.

Qyteti Wuhan, vatra e infektimit me koronavirus, ka shënuar ditën më të mirë qëkur shpërtheu Covid-19 para disa muajsh.

Në këtë qytet, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja, ndërkohë në pjesët tjera të provincës Hubei, nuk është konfirmuar asnjë rast.

Në pjesët tjera të Kinës janë regjistruar edhe tri raste, pra gjithsej tetë raste në gjithë vendin, shtatë më shumë se një ditë më parë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare të premten.

Përveç ekipit specialist me avion në Romë kanë mbërritur edhe respiratorë, elektrokardiografi, mijëra maska dhe shumë pajisje të tjera mjekësore të dërguara nga Kryqi i Kuq kinez. Kujtojmë që në Itali ka mbi 15 mijë të infektuar ku përfshohet 1.016 vittima dhe 1.258 të shëruar.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV