Mbyllja e shkollave nga koronavirusi/ Shahini: Provimet e maturës nuk shtyhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Besa Shahini ka bërë me dije ditën e sotme se provimet e maturës nuk do të shtyhen.

Sipas saj mësimi në RTSH do të vijojë edhe pas 23 marsit, ndërsa thekson se ka kërkuar një orë shtesë nga televizioni në fjalë për maturantët që të mos ngelin mbrapa.

Njoftimi për mediat:

Ministrja Shahini vijon komunikimin me video-mesazh në rrjete sociale, adreson pyetjet e ngritura

Shahini për testimin e maturës: “Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet”

###

Sikurse e ka paralajmëruar, Ministrja Besa Shahini vazhdon traditën e saj të komunikimit nëpërmjet video-mesazheve në rrjete sociale ku adreson në mënyrë të vazhdueshme pyetje që vijnë nga vetë nxënësit apo prindërit e interesuar.

Pyetjes “A do të vazhdojë nisma e leksioneve mësimore në RTSH edhe përtej datës 23 mars?”, Ministrja Shahini u shpreh se:

“Patjetër. Jemi në diskutim me RTSH për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Pra, përtej këtyre 2 orareve që na i ka dhënë RTSH në dispozicion për të transmetuar leksione dhe përtej leksioneve të lëndëve të caktuara, ideja është që të bëjmë shumë më shumë dhe të kemi edhe programe të tjera që janë edhe argëtuese, edhe edukative”, nënvizoi ajo ndërsa në ditët në vijim do të njoftojë edhe për marrëveshjen finale me RTSH për detajet e programit që do të vijojë përtej kësaj periudhe të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, ajo cilëson se kanë ardhur shumë pyetje edhe nga maturantët të cilët janë të shqetësuar për shkak të humbjes së 2-javëve të procesit mësimor dhe orëve të mësimit të humbura për shkak të tërmetit të 2019-tës. Pyetjes së ngritur “A do të shtyhet testimi i maturës?”, Ministrja Shahini i përgjigjet:

Lexo edhe :  Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

“Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet. Unë besoj fuqishëm që këto 2 javë, përderisa jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur të gjitha leksionet dhe për të mësuar në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për testin e maturës. Në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë edhe një orar shtesë vetëm për maturantët. Dhe ky orar është ora 13:30-14:30, ku do të transmetojmë leksione të klasës së 12-të të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të kenë mundësi të thellojnë më tutje aftësitë e tyre në këto 3 lëndë, të cilat konsiderohen edhe si më të vështirat nga vetë ata. Mos harroni, nga ora 13:30-14:30, nga e hëna deri të premten, është edhe një orar shtesë për të gjithë maturantët në mënyrë që të arrijnë të përsërisin disa nga leksionet e klasës së 12-të”.

Në fund të video-mesazhit të sotëm, Ministrja Shahini shprehet se transmetimi i leksioneve do të vijojë edhe të hënën, paçka se në kushte të zakonshme e hëna do të kishte qenë pushim për shkak të Ditës së Verës.

“Ngaqë jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe nxënësit i kemi nëpër shtëpi, ne do të vazhdojmë transmetimin e zakonshëm nga ora 10:30-12:00 dhe nga ora 18:00-19:30. Për çdo leksion që humbisni në këto 2 orare, ju lutem vizitoni kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, mbyll mesazhin e saj Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Të fundit

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për...

Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit në ankth

Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje...

15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i...

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për...

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të...

Lajme të tjera

Web TV