Mjeku Isuf Kalo tregon çfarë duhet bërë për të mposhtur koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të përballuar më me lehtësi këtë situatë të krijuar nga përhapje me shpejtësi e koronavirusit, mjeku i njohur, Isuf Kalo ka disa këshilla shumë të vlefshme për shqiptarët.

I ftuar në emisionin “ Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, mjeku deklaroi se duhet të nisë me shumë urgjencë trajtimi i stafit që do duhet të përfshihet në këtë situatë, që nga infermierët, studentët, stazhierët, apo edhe mjekët pensionistë.

Gjithashtu, duke sjellë në vëmendje rastin e Kinës, ku në pak ditë u ndërtuan nga e para spitale gjigante, mjeku tha se këtu te ne nuk është e mundur një gjë e tillë, por do të ishte mirë që të shfrytëzohen mirë të gjitha ambientet që kemi, si dhe të përfshihen edhe spitalet private.

Pjesë nga intervista:

Situate është premtuese sa i takon menaxhimit?

Kalo: Është një gjë e re. Kultura shëndetësore për t’i bindur njerëzit ka një vështirësi. Mund të ndodh që njerëzit binden ca ditë dhe pastaj mërziten. Kemi një problem te komunikimi, që duhet të jetë më i rafinuar. Shëndetësia është e bazuar te besimi, qytetarët ofrojnë jetën në dorën e saj. Përkushtimi, serioziteti me të cilin është punur është shumë i rëndësishëm.

Pyetje: Kam 20 vjet që jam me diabet, prje 12 vitehs përdor insulinën. A ta përdor limonin apo uthullën e mollës?

Kalo: Limoni lëng jo. Insulinën duhet ta vazhdojë patjetër.

Cfarë duhet bërë ndryshe në këtë situatë?

Kalo: Janë shumë dimensione që duhen parë. Duhet të fillojë me shumë urgjence edukimi i stafit, që do përfshijmë. Menjëherë do menduar si do organizohen këto kurse, a do merren vetëm student të viteve të fundit apo stazhierë, cilët infermiere na duhen. Do duhet një kualifikim. Por, edhe mjekët pensionistë, që ka kohë që sistmeti nuk i përdor. Gjëja e parë, duhet të vendosen burimet njerëezore. Pika tjetër janë shtretërit, sa duhen. Kemi gjithsej 8 mijë shtretër, që janë pak. Duhen shfrytëzuar mbientet që kemi. Nuk e di a mund të futen spitalet jopublike.

Lexo edhe :  11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Të sëmurët me diabet, në momentin që preken nga koronavirusi a kanë probleme me ilacet?

Kalo: Diabeti do iu crregullohet. Do adaptuar mjekimi, do i shtohet insulina, nëse është me kokrra duhet të marrë insulin. Nuk është se nuk e kalojnë situatën, por duhen mbrojtur paraprakisht, duke forcuar organizmin. Po u prekën, ata do jenë të sëmurë rëndë dhe do jenë të shtruar në spital./BW

Të fundit

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Lajme të tjera

Web TV