Si të mbrohemi nga koronavirusi, disa këshilla për pastrimin dhe dezinfektimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat e deritanishme tregojnë se COVID-19 mund të qëndrojë në sipërfaqe për orë dhe ditë të tëra.

Pastrimi dhe dezinfektimi është praktika më e mirë parandaluese e përhapjes së tij.

Kjo praktikë duhet ndjekur me rigorozitet nga të gjithë, madje edhe në shtëpi, sepse synon kufizimin maksimal të jetëgjatësisë së virusit.

Pastrimi është një term që nënkupton heqjen e papastërtive, mbetjeve dhe njollave të dukshme në sipërfaqe të ndryshme. Pastrimi nuk i eliminon mikrobet dhe viruset por ul ndjeshëm sasinë e tyre dhe rrezikun e përhapjes.

Dezinfektimi është një term që nënkupton përdorimin e substancave kimike për eliminimin e virozave dhe baktereve nga sipërfaqet.

Dezinfektimi duhet bërë gjithnjë pas pastrimit.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit të pastrojnë rregullisht sipërfaqet më të prekura të shtëpisë siç janë tavolina, dorezat, tualeti, lavamani, çelësi i dritës, e të tjera si këto.

Ato duhen pastruar mirë me ujë dhe sapun, duhen tharë e më pas duhen dezinfektuar me alkol.

Gjatë këtyre dy proceseve, duhet të mbani gjithnjë dorashka një-përdorimëshe të cilat duhet t’i hidhni në plehra pas pastrimit.

Nëse përdorni dorashka shumë-përdorimëshe sigurohuni që ato t’i lani mirë me ujë dhe sapun dhe t’i mbani veçmas nga sendet e tjera të pastrimit.

Pas larjes së dorashkave, duhet të lani edhe duart.

Për dezinfektim, ekspertët këshillojnë që të përdorni alkol (mbi 70%) dhe ta tresni në sasi të barabarta uji dhe më pas ta hidhni në shishe spërkatëse.

Nëse dëshironi të përdorni zbardhuesin e thjeshtë mund të tresni katër lugë gjelle zbardhues në një litër ujë dhe më pas ta përdorni për dezinfektim./AgroWeb.org

Të fundit

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV