Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zbardh telegramin: Ja cilat automjete do lejohen të lëvizin të hënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka nisur një telegram të gjithë komisariateve të policisë në të cilën i sqaron rreth vendimit të fundit të qeverisë për të lejuar qarkullimin e mjeteve private gjatë ditës së hënë.

Në këtë njoftim, detajohet mënyra se si do lëvizin mjetet 4+1 në kryeqytet. Automjetet do të jenë të lira të lëvizin nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 8:00, ndërkohë që pasdite do të lejohen të lëvizin nga ora 16:00 deri në orën 17:00.

Telegrami i plotë i Ardi Veliut

Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në vijim do të veprohet si më poshtë:

1. Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.

2. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

3. Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të panisura me dokument identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punonjë.

4. Jashtë këtij kufizimi do lejohet të qarkullojnë, furgonçina, furgonë, kamionë, të cilët merren me furnizimin me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

5. Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transportin e mallrave Brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendase e të huaja.

6. Për rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjenca do të njoftohet numri i Policisë 112/129 dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, të cilët do të konfirmojnë lëvizjen e mjeteve.
7. Për zbatimin e detyrimeve të këtij telegram ndarkohen të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në vend dhe Drejtoria e Policisë Rrugore në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të fundit

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Lajme të tjera

Web TV