Britania e Madhe ka hartuar një plan, sipas të cilit mund të nxjerrë ushtrinë për të patrulluar rrugët pasi numri i vdekje nga koronavirusi është dyfishuar në 24 orët e fundit.
Me rritjen e numrit të vdekjeve nga 11 në 21 dhe me 40 për qind më shumë të prekur nga kjo sëmundje, Doëning Street ka kërkuar që të mos zhvillohet asnjë aktivitet që përfshin grumbullimin e madh të njerëzve.
Nëse një pjesëtar i familjes është i infektuar, qeveria britanike ka kërkuar që e tërë familja të hyjë në karantinë, nga frika se mund të jenë të sëmurë edhe pse mund të mos shfaqin simptoma.
Për të pasur sa më pak raste, qeveria ka kërkuar që personat mbi 70-vjeç të mos dalin nga shtëpitë, në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt të mundshëm me personat e prekur.
Si pjesë e skenarit më të keq, planifikohet të nxirret ushtria në rrugë, për të mbrojtur spitalet dhe super-marketet.
Ndërkaq, ushtarët e trajnuar për sulme nukleare dhe biologjike, do të merren me pastrimin e hapësirave, ku kanë qëndruar personat e sëmurë, në mënyrë që ambienti të jetë sa më i pastër.