Koronavirusi/ Rama jep paralajmërimin e frikshëm: Këto dy javë që vijnë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook shkruan se dy javët në vijim do të jenë vendimtare për të na treguar se sa agresiv do të jetë koronavirusi.

Sipas Ramës, përgjatë kësaj periudhe do të shihet edhe kurba e rritjes së rasteve që mund të rezultojnë pozitive në Shqipëri.

Kreu i qeverisë iu bën thirrje qytetarëve që të përgatisin veten për një mbrojtje sa më të fortë për të parë në vijim se si do të veprojë koronavirusi.

Rama shton se vetëm përmes angazhimit të gjithsecilit mund të mposhtet një armik i panjohur, siç është në këtë rast koronavirusi. Ndërsa paraqet edhe statistikat për Shqipërinë.   DY JAVËT E ARDHSHME DO TË NA TREGOJNË SHUMË LIDHUR ME KURBËN E RRITJES SË RASTEVE POZITIVE NË TERRITORIN TONË

? TË PËRGATISIM VETEN DHE NJËRI-TJETRIN PËR MBROJTJE SA MË TË FORTË KËTO DY JAVË DHE TË SHOHIM, HAP PAS HAPI, SA DO TË SHTRIHET ARMIKU MES NESH

? SA MË FORT TË MBROHEMI, AQ MË SHUMË I’A NGADALËSOJMË SHTRIRJEN DHE I’A RRISIM SHANSET VETES QË TË KUJDESEMI PËR ATA QË DO TA KENË PISK

? DUKE PARË ÇFARË PO BËJNË TË GJITHË VENDET E TJERA, KINI BESIM SE KEMI BËRË DHE PO BËJMË TË GJITHË HAPAT E DUHUR, NË KOHËN E DUHUR.

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV