Disa ditë më parë, aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson u prekën nga koronavirusi. Aktori i “Forrest Gump” dhe gruaja e tij, treguan përmes Instagramit se kishin rezultuar pozitivë.
Hanks zbuloi se ai dhe Wilson përjetuan simptoma, si ftohje, dhimbje të trupit dhe të dridhura para se të vendosnin të bënin analizat.
Ndërkohë që po trajtohen ndaj koronavirusit, Tom Hanks ka ndarë me ndjekësit e tij një postim në, Instagram, me anë të të cilit falënderon të gjithë ata që e ndimuan.
View this post on Instagram
Thanks to the Helpers. Let’s take care of ourselves and each other. Hanx
“Faleminderit për ndihmëtarët. Le të kujdesemi për veten dhe të tjerët”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Hanks u zhvendos në Gold Coast më 26 janar për xhirimet e një filmi, i cili është akoma në fazat e para.