“Bli 2 000 000 tamponë!” Ish-ministri: Kryeministër, zbato porosinë e OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së bërë nga Organizata Botërore e Shëndetit se koronavirusi luftohet vetëm duke bërë sa më shumë teste, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai i bën thirrje kryeministrit Rama që të zbatojë porosinë e OBSH-së dhe po të jetë nevoja të blejë 2 milionë tamponë për testimin e të gjithë popullatës.

“Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje. Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit. Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta! Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup”, shprehet Manjani.

OBSH deklaroi sot se izolimi është një mënyrë e mirë për të luftuar përhapjen e koronavirusit, megjithatë, kjo nuk është zgjidhja për ta zhdukur.

-“Teste, teste, teste”, kreu i OBSH: Kjo është porosia e vetme për shtetet

Reagimi i Ylli Manjanit

“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur”- thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Super mesazh!

Dëgjoje, kuptoje dhe zbatoje këtë porosi të OBSH-së, o Kryeministër!!!!

Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje.

Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit.

Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta!

Lexo edhe :  Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup.

Të gjithë do ta bënin këtë test për të kuptuar ku është. Por edhe shtetitveç mirë i bëhet të ketë rezultate të qarta.

Vetëm mbi këtë bazë ndërtohen politika të sigurta mbrojtje të popullsisë, për sot e për nesër. Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës.

Të fundit

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Lajme të tjera

Web TV