Covid-19/ Botohet në Fletoren Zyrtare, gjobat që do marrin këmbësorët që dalin pas orës 18:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas bërjes publike të masës, që duke filluar nga dita e nesërme pas orës 18:00 nuk do të lejohet as lëvizja e këmbësorëve, tashmë ky vendim është botuar në Fletoren zyrtare.

Kjo kategori do të gjobitet me 10.000 lekë të reja, ndërsa ata që do qëndrojnë në parqe dhe ata që do lëvizin me automjete do gjobiten me 20.000 lekë të reja.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare:

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE  TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES  SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”

Në  mbështetje  të  nenit  101  të  Kushtetutës, me  propozimin  e  ministrit  të  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes  Sociale  dhe  të ministrit  të  Brendshëm, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Neni 1Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje: “17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje: “17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për    këmbësorët    sipas    orareve    të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe  me  bllokim  3  muaj  të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve   në   parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Lexo edhe :  “Berisha është ateist”/ Ngjela: Nuk e pranojnë perëndimorët

Për individët,   të   cilët,   në kushtet   e shkeljeve  të  pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë,  ciklomotor  ose  motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese  e  bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

Neni 2

Ky  akt  normativ  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare/Fjala.al/

Të fundit

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte...

Serbia pengon sportistët të marrin pjesë në Evropianin e Esports në Kosovë

Nga 9 deri më 13 korrik, palestra “1 Tetori” në Prishtinë do të jetë qendra e sporteve elektronike në Evropë, teksa mikpret edicionin e...

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi. Ai ka paralajëmruar se edhe...

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e dërguara përmes Kuvendit nuk janë...

Granit Xhaka “tradhton” Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

Granit Xhaka është drejt kalimit në Serie A, por jo te Milani. Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm...

Lajme të tjera

Web TV