Donnarumma drejt largimit, Milan në “luftë” me kohën

Skuadra e Milan do të ishte në problem të madh nëse në 2021 do të humbas portierin 21-vjeçar Gianluigi Donnarumma.

Skuadrat më të mëdha europiane si PSG-ja e Juventusi duket se po e rrisin presionin te kuqezinjtë e Italisë me ofertat që kanë të gatshme për gardianin, për këtë arsye Milan është vënë në lëvizje për të blinduar talentin.

Sipas “Tuttosport” drejtuesit e “Djallit” po përshpejtojnë të gjitha veprimet për t’i rinovuar kontratën portierit.

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka dhënë sinjale se Donnarumma nuk është respektuar në mënyrën e duhur nga drejtuesit dhe tifozët e Milanit, në këtë mënyrë ai i ka lënë të gjithë të kuptojnë se largimi i 21-vjeçarit nuk është i largët./Fjala.al/