Koha nuk pret, jepni ndihmën ekonomike zoti kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adriatik Leka

Z. Kryeministër jemi plotësisht dakort me çfarë parashtron për situatën. Të gjithëve na dhimbset jeta më shum nga ju çmendoni. Por problemi qëndron tek familjet që jetojnë me çfarë punojnë gjatë ditës dhe blejnë bukën në mbrëmje . Dhe ato nuk janë pak por mbi 35% e popullatës.

U shprehët për masat që do të merrni….pra do të merrni……!

Italia vertetë ka marrë masa të ashpra karantine por ka deklaruar edhe një shifër për person gati 700€ ,Greqia 500€ sipas informacioneve që kam nga emigranitët që jetojnë atje. Ju dhe ne populli më i varfër i Evropës e prisnim ketë situatë .

Përse z Kryeministër e latë këtë pikë jetike pa e analizuar dhe u kujtuat sonte pikëtisht për këtë pikë. Para se të bënit video porosi për larjen e duarve dhe të dhembëve duhet të kishit analizuar ndihmesën ekonomike ju dhe opozita bashkë .

Nuk na interson shumë kur paguhet kredia apo fatura e ujit dhe dritave, por çdo të vendosin nënat e fëmijeve sonte në tavolinë për të ngrënë.

Aspak nuk dua të bej politikë në këto momente tejet të vështira për njerzimin, por kur je në krye të vendit hapi i parë dhe i domosdoshëm është të mendosh për tavolinën e të varfërve z.Kryeministër.

Hape thesin e emergjencave ekonomike nëse ju ka mbetur diçka në thes para se të kemi përplasje fizike mes të uriturve.

Koha nuk pret orët jo më ditët nëse ke informacionin e duhur.

Boll me larjen e duarve çdo qytetar është i predispozuar vetë për higjenen e tij.

 

Të fundit

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

  Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund...

Berisha takohet me “kancelarin” e ri

  Partia Demokratike po e shndërron protestën në mjetin kryesor të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në vend të takimeve elektorale tradicionale, opozita ka...

Ndikimi i pezullimit të fondeve amerikane dhe mbështetja për SPAK

Ndër institucionet që nuk do të financohen më nga SHBA, të paktën për një periudhë 90 ditore, janë institucionet e reja të drejtësisë, veçanërisht...

Parashikimi i horoskopit 4 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Koha për të eksploruar vende të reja ka ardhur dhe shkuar. E sotmja ju ofron një mundësi të mrekullueshme për të komunikuar idetë tuaja...

Lajme të tjera

Web TV