Koronavirusi/PD thirrje Ramës: Mos ua jep lekët oligarkëve por çoji te mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike përmes ish-deputetes, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Rama që të anulojë koncesionet që ua ka dhënë oligarkëve dhe t’i vendosë ato në funksion të përballimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Tabaku thekson se Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi dhe sipas saj, nisur nga kjo qeverisje, herët apo vonë shqiptarët do të përballen me një tjetër pandemi.

Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi!

Sot, çdo vend ka ndërmarrë masa drastike për t’iu përgjigjur krizës së Coronavirus. Çdo qeveri, ka miratuar paketa në mbështetje të ekonomisë dhe krizës që Coronavirus ka sjellë per biznesin. Ato, variojnë që nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. PD dhe aleatët kanë qenë konstruktivë duke propozuar masa konkrete që të ndihmojnë ekonominë.

Ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë të thellë që do trashëgohet.

Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize”, shkruan Tabaku.

Lexo edhe :  Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV