Mjeku shqiptar në Itali tregon: Ilaçi kundër virusit është në fazë eksperimentale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku shqiptar, Shpëtim Baçi punon në një spital privat në Itali. Ndërsa ka folur për ‘Ora News’ ai ka dhënë disa këshilla direkt nga Parma, aty ku koronavirusi ka arritur dhe kulmin e përhapjes.

Masat e marra nga qeveria shqiptare tha mjeku janë të duhura, duke theksuar se “nuk vdes njeri po nuk piu një kafe”.

Shpëtim Baçi: Ka shumë të sëmurë, shumica janë mbi 70 vjec, të sëmurë me patologji të tjera, si zemra, mushkëri, sëmundje kronike, me tension të lartë etj, por ka edhe të rinj.

Unë dua të falënderoj mjekësinë shqiptarë që po merr të gjitha masat. Sepse gjëja më e mirë është të parandalohet.

Duke parë ecurinë e këtyre dy javëve këtu ku jam unë në Parma, jemi akoma në ngritje, do të thotë që s’ka arritur akoma piku që të fillojë të ulet infeksioni.

Duke ditur që sëmundja para se të shfaqet nga deri në 14 ditë duhet të presim të paktën edhe dy javë të tjera për ta ditur si është ecuria e sëmundjes.

Merrni të gjitha masat e nevojshme, të gjitha udhëzimet që ka dhënë qeveria shqiptare, mjekët shqiptare. Që nga larja e duarve, mos rrini në grupe, mos dilni jashtë.

Është gjë e mirë që janë mbyllur kafenetë në Shqipëri. Nuk vdes njeri po nuk piu një kafe, por vdes nga pulmonitit.
Sa i takon përdorimit të ilacit Tocilizumab, i cili po aplikohet tek paciantet me koronavirusi, mjeku tha se është ende në fazën eksperimentale.

Shpëtim Baçi: Ky është një ilaç që përdoret për sëmundjet e artirit reumatoid. Këtu po përdoren shumë ilaçe që po përdoren për artrite. Të prekurit kanë pasur përmirësime nga këto ilaçe, por është akoma në fazën e eksperimentimit. Kështu që duhet pritur.

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Një këshillë kishte edhe për gratë shtatzëna.

Shpëtim Baçi: Gjëja kryesore që doja të sqarojë është për gratë shtatzënë të mos kenë frikë, sepse nuk ka pasur asnjë dokumentim deri më tani që fëmijët e lindur të kenë pasur probleme. Por janë të prekura dhe ato.

Baçi theksoi që të mos merren ilaçe pa rekomandimin e mjekut.

Shpëtim Baçi: Nuk rekomandohen të merren ilaçe të tjera, duhen marrë vetëm ilaçe që të rekomandon mjeku. Pyesni mjekun e familjes, mos përdorini antibitoik, por pini takipirinë. Mos ikni në urgjenca e spitalit, mos ikni në spital të kontrolloni të sëmurët, mundohuni të rrini larg.

Të fundit

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Lajme të tjera

Web TV