Koronavirusi/ Rënia ekonomike në Spanjë, kryeministri mobilizon 200 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria spanjolle miratoi këtë të martë planin ekonomik për të luftuar krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe shpallja e një gjendje të jashtëzakonshme.

Kryeministri, Pedro Sánchez, ka njoftuar se paketa e masave ekonomike do të mobilizojë 200 miliardë euro në javët e ardhshme, domethënë një shumë më e madhe se 17% e PBB-së. Shumica e tyre do të jenë burime publike, gjithsej 117 miliardë euro.

Në këtë mënyrë, ekzekutivi shfrytëzon pjesën më të madhe të marzhës fiskale që Eurogrupi ra dakord të lejojë të hënën pasdite, që arrin në 11% të PBB-së.

Shumica e paketës së masave nuk do të kenë kosto buxhetore, pasi këto janë linja të likuiditetit për kompanitë përmes garancive dhe kredive për të shmangur një krizë krediti. Në total, linja e garancive të shtetit do të arrijë në 100 miliardë euro, që do të thotë se do të jetë qeveria ajo që merr përsipër rrezikun e mospagimit me qëllim lehtësimin e bankave dhe garantimin se ato vazhdojnë të japin hua.

Kjo linjë garancish duhet të lejojë mobilizimin midis 150 dhe 200 miliardë euro kredi nga sektori bankar në strukturën prodhuese.

“Ky është mobilizimi më i madh i burimeve për demokracinë tonë,” shpjegoi Kryeministri, Pedro Sánchez, “këto janë masa të jashtëzakonshme për momente të këtilla.”

Me këtë plan shoku, ekzekutivi synon të garantojë likuiditetin e kompanive, të frenojë pushimet nga puna dhe të ndihmojë familjet më të rrezikuara./elconfidencial

Të fundit

“Ndeshjet po shtohen sepse lojtarët janë të pangopur për rroga”

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u...

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Lajme të tjera

Web TV