Kosova është gati të nxjerrë ushtrinë në rrugë për të përballuar situatën e koronavirusit.
Për këtë arsye, presidenti Hashim Thaçi, priti sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.
Të dy biseduan lidhur me nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballimin e situatës nga përhapja e COVID-19.
Presidenti Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në parandalimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës.
“FSK-ja është e gatshme të veprojë në çdo kohë, në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh gjeneral Rama.
Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.