Mbledhja e jashtëzakonshme e UEFA-s, ja kur mbyllen kampionatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka zhvilluar sot në orën 14:29 një mbledhje me të 55 federatat e saj, ku është diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e garave ktyesore evropine dhe ato të ligave më të mëdha.

Përmes një njoftimi për mediat Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike vendimet që u morën nga kjo mbledhje.

Një nga vendimet kryesore të marra nga kjo mbledhje është shtyrja e Euro 2020 në qershor-korrik 2021, kjo për shkak të përhapes në masë të Covid-19.

Ndërsa kmapionatet vendase përfshirë këtu edhe Superligën shqiptare duhet të përpiqen të mbyllin sezonin deri më 30 qershor.

Vendimet e mbledhjes së jashtëzakonshme të UEFA-s

17/03/2020 2:29 PM Share:

Qeveria europiane e futbollit, UEFA, thirri sot në mesditë një video-konferencë përmes internetit me të gjitha federatat anëtare. Ky takim i jashtëzakonshëm zhvillohet në një situatë aspak normale për shumë vende europiane dhe më gjerë, nga përhapja e virusit COVID-19. Krahas shumë fushave të jetës në Europë, tashmë ka ndaluar edhe futbolli.

Presidenti i FSHF njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Armand Duka, mori pjesë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, dhe mbështeti propozimet e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Unë uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kthehemi në jetën normale e të shijojmë futbollin. Situata duhet të ndiqet hap pas hapi, dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Mbështes plotësisht propozimet e sotme,dhe do të bëjmë maksimumin për t’i realizuar ato” tha Presidenti Duka në ndërhyrjen e tij në takim.

UEFA përmes kësaj video-konference, vendosi krijimin e një grupi të posaçëm pune për të rakorduar kalendarët e rinj të eventeve vendosur në këtë takim. Në takim u theksua se UEFA po punon intensivisht për të pasur skenarë në çdo situatë të mundshme që mund të përballet Europa.

Lexo edhe :  Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë "baba full time"

Federatat anëtare pranuan në parim këto propozime të UEFA-s:

Lidhur me ndeshjet kombëtare:

  • Shtyrja e EURO 2020 për në muajt qershor-korrik 2021 (11 Qershor- 11 Korrik 2021);
  • Ndeshjet ndërkombëtare të marsit shtyhen për në dritaren ndërkombëtare të qershorit 2020;
  • Ri-skedulohen ndeshjet e kualifikimeve europiane (që ishin planifikuar për në qershor 2021);
  • Do të ndryshojnë datat e kompeticioneve të tjera që ishin planifikuar mes muajve qershor-korrik 2021 si UNL Finale / EURO U21 / Europiani i femrave;
  • Lojtarët do të lejohen nga klubet të marrin pjesë në ndeshjet kombëtare bazuar në ri-skedulimet e reja.

Lidhur me ndeshjet e klubeve:

  • Përpjekje maksimnale nga të gjitha garat vendore dhe europiane të klubeve që të mbyllin sezonin më 30 qershor 2020;
  • Limitim i hapsirave përgjatë javëve në mënyrë që të mund të përdoren nga ligat kombëtare si dhe UEFA;
  • Gjetja e një zgjidhjeje dhe adaptimi të mundshëm për kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s për klubet për sezonin 2020/21 pas përfundimit të ligave dhe sezonit European më 30 qershor të këtij viti.

Federata e Futbollit, ishte ndër të parat në Europë që mbylli dyert e stadiumeve e më pas pezulloi të gjitha garat, si një masë ekstreme por e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

FSHF do punojë ngushtësisht me UEFA-n gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme

Të fundit

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij...

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do...

Lajme të tjera

Web TV