Refleksione/ Zhvillimi profesional, në kushtet e luftës kudër COVID-19…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dr. Majlinda ZIU

Megjithëse në kontekste krejt të ndryshme, shpeshherë, këto ditë, më kanë shkuar nëpër mend, disa prej vargjeve të Kadaresë:

…Po s’ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi
”.

Në fakt, në këtë periudhë, kaq të ngarkuar si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, mendoj se është i drejtë, një refleksion personal mbi punën e palodhur të mësuesve tanë. Dhe kjo, jo vetëm se unë, kam nderin të jem pjesë e asaj armate, por edhe sepse Ato, “të thjeshtat gjer në madhështi”, dinë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, në situata krejt të pazakonta!

Ky refleksioni i imi, nuk ka për qëllim të përcjellë gjendje apo të bëjë retorika emocionale, as të rendisë fakte e argumente mbi rëndësinë e mësuesit për përparimin e shoqërisë… Ai ka për qëllim të ndalet vetëm në një prej elementëve që ndikojnë në rritjen e vlerës së tyre, zhvillimin profesional.

Pyetjet që parashtroj janë:

  • a ka ndikuar kjo situatë e krijuar prej COVID-19, për të kuptuar se sa të aftë janë mësuesit për të përballuar shpejt dhe me produktivitet çdo vështirësi?
  • a mund të konsiderohet në fakt kjo situatë, si një periudhë e një zhvillimi profesional të mirëfilltë?

Mendoj se po!

Gjithsesi, në vijim po mundohem në mënyrë modeste të jap disa argumente apo përgjigje të thjeshta, për secilën prej pyetjeve të mësipërme.

Është fakt, dhe është mëse e kuptueshme që e gjithë vëmendja, mirënjohja dhe duartrokitjet në këto ditë, u takojnë mjekëve tanë, për gjithë përkushtimin e tyre dhe për përballjen e guximshme në frontin e parë me armikun e padukshëm COVID-19.

Sinqerisht, përulem përpara përkushtimit dhe profesionalizmit të të tyre, madje disa prej tyre të cilët i njoh personalisht, vërtetë i meritojnë respektin dhe duartrokitjet tona. Nga ana tjetër, ka po të njëjtin gatishmëri dhe përkushtim edhe në radhët e mësuesve.

Në këto vështirësi të periudhës, angazhimi i madh, për të mos ndalur procesin mësimor dhe për ta bërë atë me cilësi dhe me dashuri, i ka rreshtuar edhe mësuesit në front. Përveç ndihmës profesionale, ata janë gjithmonë të gatshëm edhe në aspektin human. Kaluan menjëherë, fill pas urdhrit për ndërprerjen e procesit mësimor, nga kushtet e shkollës me banga e tabelë të zezë, në mësimin virtual, edhe pse ndonjëri prej tyre nuk ishte trajnuar për diçka të tillë. Përveç aspektit mësimor, ata janë aty, gjithmonë pranë nxënësve për të qenë krah tyre, çdo ditë, me këshilla për të mos u stresuar, për të ndikuar tek forcimi i vlerave të familjes, apo për të ndjekur në mënyrë të strukturuar hobet e tyre në kushte shtëpie.

Lexo edhe :  Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Pra, mendoj se mësuesit e treguan qysh në fillim dhe vazhdojnë të tregojnë për ditë e më tepër, se janë shumë të përgjegjshëm për misionin e tyre fisnik dhe janë të aftë  për të përballuar shpejt dhe me produktivitet, edhe këtë vështirësi të periudhës.

Edhe pyetjes, nëse kjo situatë mund të konsiderohet si një periudhë zhvillimi profesional të mirëfilltë, sërish do ti përgjigjesha pozitivisht duke analizuar disa nga elementët që karakterizojnë këtë proces në kushtet e zakonshme. Kështu, dimë që zhvillim profesional, përbën në vetvete çdo përpjekje të mësuesve për t’u zhvilluar më tej, si dhe përfaqëson një formë, përmes të cilës ata përmirësojnë e përditësojnë aftësitë, shprehitë dhe qëndrimet e tyre. Zhvillimi profesional mund të jetë i fokusuar në rezultatet e nxënësve apo në standardet, si dhe mund të jetë i bazuar në praktikën e përditshme të punës së mësuesit apo në nevojat e të mësuarit të nxënësit dhe të mësuesit. Në kushtet në të cilin ky proces po ndodh, me të gjitha nevojat e periudhës, është e drejtë të pranojmë se gjithë ky organizim, i mbushur me gjetje e aplikime të platformave të ndryshme, për të realizuar të mësuarin në distancë, përbën në fakt në vetvete një proces zhvillimi profesional të mirëfilltë. Këtë e mbështet edhe një tjetër element që e karakterizon zhvillimin profesional, që ai mund të realizohet në mjedise zyrtare ose jo-formale. Në rastin tonë, nevoja e të qëndruarit në kushte shtëpie nxiti këmbim përvoje joformale midis mësuesve.

Së fundmi, po evidentoj edhe një aspekt tjetër, qëllimin themelor të zhvillimit profesional.

Qëllimi final i këtij procesi gjithmonë është përmirësimi kapaciteteve të mësuesve dhe i rezultateve të nxënësve. A po arrihen? Të qenit të organizuar në grupe klasash, ku prezentë janë kolegë të tyre, dashur pa dashur, e detyron secilin prej mësuesve të eksplorojë për forma të reja mësimdhënie apo të ndërthurë larmi formash në mënyrë që mësimdhënia-mësimnxënia të përmirësohet cilësisht. “Qëllimi i zhvillimit profesional, shprehet Michael Fullan, nuk është thjesht implementimi i inovacioneve të mësimdhënies, qëllimi i tij themelor është të krijojë një kulturë pune bashkëpunimi, që do të zhvillojë kapacitetin për ndryshim.”

 A po ndikon kjo periudhë e të mësuarit online në zhvillimin e kapaciteteve për ndryshim?

Unë me bindje them, Po!

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV