Agron Duka bllokohet në Gjermani: Edhe po ngela këtu, s’ka gjë! Shërohesh më kollaj nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka mbetur i bllokuar në Gjermani si pasojë e koronavirusit.

Duka kishte planifikuar të kthehej ditën e sotme në Shqipëri, por në momentin e fundit kompania ka anuluar fluturimin, duke mos i dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve që do të hipnin në bordin e avionit.

Kreu i PPA-së, Agron Duka ka theksuar në një komunikim me mediat shqiptare se ai ka kontaktuar me ambasadorin shqiptar në Gjermani, Artur Kuko si dhe me qeveritarët shqiptarë në Tiranë.

Madje Duka theksoi se i ka dërguar një sms kryeministrit, kreut të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla si dhe ministrit të Diasporës Pandeli Majko, për t’i mundësuar kthimin në Shqipëri.

Duka nuk e ka kursyer ironinë e tij pikante teksa tha se nëse ngel në Gjermani nuk ka problem pasi mund të shërohet më shpejt nga koronavirusi nëse e prek atë, duke nënkuptuar nivelin e lartë të sistemit shëndetësor gjerman.

“Ambasadori u angazhua totalisht. Por, kompania megjithëse ishte mbushur avioni, por e ka anuluar fluturimin.  Këtu janë 207 pasagjerë. Kjo ishte linjë direkte për në Tiranë. Ky ishte një nga aeroportet që nuk ishte i mbyllur. Kompania nuk përgjigjet, madje ka mbyllur edhe telefonin”, u shpreh ai në një intervistë për News 24.

A ju kanë dhënë mundësi rikthimi në një formë tjetër?

Kam folur me z. Balla, me z. Majko dhe i kam dërguar një sms kryeministrit dhe më kanë thënë që do të bëjnë ç’munden për t’u rikthyer.

A keni kërkuar që të tërhiqeni nga shteti shqiptar qoftë edhe me ndonjë kompani tjetër?

Kjo është një situatë kaotike, por nuk është faji i shtetit shqiptar në këtë rast por i kompanisë. Por unë mund të rri edhe këtu, se po të zuri edhe virusi është më kollaj të shërohesh. Por nuk mund të them se nuk ka ndjeshmëri nga qeveria.

Të fundit

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit...

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e...

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Lajme të tjera

Web TV