Koronavirusi/17 shqiptarë bllokohen në Spanjë bashkë me fëmijët: S’dimë ku të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

17 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Spanjë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi dhe mbylljes së kufijve nga ana e vendeve evropiane për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Të 17 shqiptarët të cilët kishin shkuar me pushime në Spanjë, nuk mund të lëvizin askund dhe nuk mund të shkojnë në asnjë vend tjetër, ndërsa kanë me vete edhe fëmijët.

Personat e bllokuar në Spanjë i kanë bërë apel shtetit shqiptar që t’i ndihmojë për të gjetur një mënyrë që t’i rikthejë në atdhe. Ndërsa theksojnë se i kanë kërkuar ndihmë edhe ambasadës shqiptare në Madrid, por nuk kanë marrë as përgjigje dhe as garanci.

Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi numrin e shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë që duan të kthehen në atdhe, veçanërisht të personave të bllokuar siç është në rastin konkret të 17 shqiptarëve së bashku me fëmijët e tyre.

Ky është denoncimi i dytë që vjen nga shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të vendit si pasojë e koronavirusit pas atij të kreut të PAA-së, Agron Duka i cili është bllokuar në Gjermani me shumë të tjerë dhe pret të kthehet në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Agron Duka bllokohet në Gjermani: Edhe po ngela këtu, s’ka gjë! Shërohesh më kollaj nga koronavirusi

Të fundit

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV