Basha, Ramës: Shqyrto propozimet e Vlotana Ademit, situata emergjente kërkon masa konkrete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati, Lulzim Basha, vlerëson propozimet e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, për të përjashtuar me 3 muaj nga detyrimet vendore taksapaguesit.

Basha thekson se në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke u shprehur se situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Basha i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të shqyrtojë menjëherë propozimet e Ademit, duke shtuar se “Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për t’ju shërbyer njerëzve dhe vendit”.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:

Situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete!

Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar.

Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Volatana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për tju shërbyer njerëzve dhe vendit.

Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

Lexo edhe :  Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn dhënin e vendimit

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

Të fundit

Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

Edhe pse u paralajmërua për një kohë të gjatë, rrjeti social TikTok nuk është mbyllur në Shqipëri. Përdoruesit e...

“Rrugëtimi i Shqipërisë në BE, i sigurt”/Marta Kos: Jam këtu për t’ju treguar mbështetjen

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos thotë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është i sigurt dhe i vërtetë. Në një konferencë për mediat...

Komisionerja e BE-së vjen në Tiranë/ Rama ia thotë ‘troç’: Marta ne duam lekët tona!

Kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin Marta Kos, theksoi se Shqipëria e ka pritur me...

Arrestimi nga SPAK, Apeli i GJKKO lë në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliajn

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kërkoi masë më të lehtë sigurie kundrejt...

Rregulli dy minutësh që mund t’ju ndryshojë jetën

Sa herë ju ka ndodhur të mendoni: “Do ta bëj më vonë,” për një detyrë të vogël dhe pastaj ajo të mbetet pezull për...

Lajme të tjera

Web TV